Kënga Kërçovare, Legjenda e gjallë. Kërçova ka pasur shumë këngëtar të shquar dhe të talentuar, por edhe sot, disa të rinjë i përcjellin këngët e tyre brez pas brezi, dhe nuk lejojnë të zhduket kënga Kërçovare. Njëri ndër ta është edhe këngëtari i njohur DULI, me të cilin zhvilluam një blilc-bisedë në Diskotekën BOLEROS.
Këngën keni filluar shumë herët, kur saktësisht!?
DULI: Fillimin e karrierës sime në moshën 8 vjeçare e kam filluar me folklor, gjer në vitin 1995 bashk me babain tim të ndjerë Shukriun. Por pas vdekjes se tij, unë vazhdova dhe do ta vazhdoj rrugën e tij.
Me cilët këngëtar tash bashkpunon?
DULI: Bashkëpunoj me shumë këngëtar, por në veçanti me Mentor Kurtishin, Ejup Shabanin dhe me produksionin "BENI Kërçovë", dhe poashtu edhe me xhaxhain tim Ibrahimin. Kurse në folklore bashkëpunoj me të madhin Sefer Ballazhin.
Cilin zhanër të muzikës e adhuroni?
DULI: I adhuroj të gjitha zhanret e muzikës, por më shumë e veçoj zhanrin Oriental dhe këngën burimore Kërçovare, sepse është zhanër i veçant, dhe nuk mundet ta këndoj gjithëkush.
Sa albume i keni realizuar deri më tash?
DULI: Gjer më tash i kam realizuar 8 albume të zhanreve të ndryshme: Orientale, Popullore, Argëtuese, si dhe 1 album me këngë folklorike.
Jetoni në Zvicërr, dhe me çka merreni më shumë?
DULI: Jetoj në Zvicërr me bashkëshorten time si dhe me fëmijët e mi Shukriun dhe Eminen. Jetoj një jetë të lumtur, kurse qe 5 vite punoj rregullisht si Solist në Diskotekën BOLEROS në Buchs të kanton Zürich.
Adhuruesit tuaj ju njohin me emrin DULI. Cili është emri juaj i vërtetë?
DULI: Për herë të parë po e bëj emrin tim të ditur për adhuruesit e mi. Unë quhem Abdulla Reçku me pseudonimin DULI.
Pse këngët e juaja nuk janë prezente në RTK?
DULI: Videoklipin " Gënjeshtare " që e realizova në Shqipëri, Televizioni TopChannel dhe TvTirana e kanë kërkuar dhe transmetuar, kurse RTK nuk e transmeton, sepse aty nuk kam të njohur, nuk e vlersojnë veprën, sepse aty ende ka familjarizëm, që është një katastrofë e madhe për popullin Shqipëtar.
Cka mendoni për Estradën Shqipëtare?
DULI: Kam respekt të veçant për Estradën Shqipëtare shum, por një gjë më vjen keq, sepse neve këtu çka veprojmë në Diasporë na kritikojnë shumë, poashtu edhe këngët tona. Kurse disa këngëtare të njohura të Estradës sonë, shumë këngë të mia i këndojnë dhe i kopjojnë, siç janë këngët: Kush t'ka rrejtë, Digju kallu, Ndahet zemra ne dy pjes, Mall e kam me dal n'sokak, Gurbeti, etj. Kjo pak më mundon, se për ndryshe jam shumë i kënaqur me Estradën.
Në fund, çka do të shtonit?
DULI: Përshëndetje për të gjith ato/ata që janë simpatizues të mi.
Total, there have been 195237 visitors (674293 hits) on this page!
****made by kerçova****